VENECIA– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një vizitë në Komisionin e Venecias me ftesë të këtyre të fundit, për të marrë pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali deklaron se Komisioni i Venecias dhe anëtarët e këtij forumi kanë dhënë kontribut të çmuar në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe fuqizimin e institucioneve.
Postimi i Spiropalit:
Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni. Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike./Radar.al


