Një situatë e nderë ka vijuar për disa minuta në zonën e Pazarit në Pogradec ku një person rreth moshës 30-vjeçare kërcënonte se do të hidhej nga ballkoni.
Burimet thanë për Radar.al se i riu nga ballkoni kërcënonte të hidhej duke bërtitur se nuk e donte njeri.
Efektivët dhe familjarët kanë hyrë në bisedime me të dhe pasi e kanë qetësuar, kanë ndërhyrë zjarrfikësit të cilët e kanë marrë ku më pas është bërë transportimi i tij me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.
30 vjeçari ka deklaruar se nuk e do njeri prandaj ai donte ta ndërmerrte atë akt.
Paraprakisht mësohet se i riu ka probleme të depresionit dhe ka qenë përdorues narkotikësh.



