Reperi i njohur Fero e ka vendosur veten në qendër të mediave sa i përket atyre që ai deklaron publikisht lidhur me ndarjen nga modelja, Arbenita Ismajli, me të cilën ka dhe një vajzë.
Së fundmi Fero ka deklaruar se ndjen ende dashuri për Arbenitën dhe se ata kishin menduar për një rikthim mes tyre.
Ama Fero ka habitur të gjithë teksa ka postuar në Instastory një foto të Arbenitës në një tavolinë me një burrë dhe vajzën e vogël. Ai shkruan se ata ndodhen në Dubai dhe personi me të, identitetin e të cilit nuk e dimë, është i dashuri i saj i ri.
“Ndërkohë në Dubai, me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time”.



