TIRANË– Në spektaklin e së premtes u eleminua nga “BBVK”, Burimi. Ai humbi mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Teksa ka qenë i ftuar në “Big Talk”, në intervistën e parë pas daljes nga ky format, ai ka përmendur gjërat që mendon se e penalizuan më shumë.
Duket se Burimi është penduar, pasi tani mendon ndryshe për videon e Rezit, ku ai në një formë po e bullizonte për mënyrën se si ecën dhe shikon.
“Penalizimi i lojës time ka qenë mosreagimi ndaj bullizimit. Se kanë qenë dy raste që isha i bullizuar. Jam ndier i bullizuar por kam menduar mos ta shfaq. Nuk e di si më erdhi ajo dhe kur i pashë videot jashtë siç kanë dalë edhe i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë si unë sepse nuk kam reaguar si është dashur të reagoj. Bullizimi i parë ka qenë i Rezit që jashtë është parë si bullizim që kanë reaguar edhe VIP-at e Kosovës, aty e kuptova gabimin tim por secili njeri gabon. Falënderoj publikun që ka shprehur përkrahje për mua pa marrë parasysh çkado që ka ndodhur. Bullizimi tjetër ka qenë prej Arionit, se ai është bullizues.”- ka thënë ai./Radar.al


