TIRANË– Presidenti i Republikës Bajram Begaj, sot ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Postimi i presidentit Begaj:
80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.
Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!/Radar.al


