Gjatë ditës së sotme, Drilon Rama, një nga konkurrentët e “BBVK” mblodhi gjithë banorët e tjerë për të dhënë një mesazh.
Kohët e fundit Driloni e ka shprehur haptazi se nuk dëshiron që askush t’i prekë trupin apo ta puthë pa pëlqimin e tij.
“Është një temë që po e them tani, e kanë parë njerëzit këtu brenda, edhe nëse e kanë parë njerëzit këtu brenda, e kanë parë edhe jashtë.
“Është paralajmërimi i fundit që po ua bëj që nëse ndodh edhe njëherë, unë do të reagojë ashtu siç dua të reagojë. Deri tani nuk e kam kqyr veten, por i kam rënë pishman që ndonjëherë nuk kam folur kur është dashur të flas”.
“Po ua them tani, ju pini alkool sa të doni, bëni ç’të doni, por problem është se ju kur po pini, njerëzit po i futni në siklet. E unë mbrëmë nuk jam njerë mirë tek disa gjëra”.
“Nëse unë e përqafoj ndonjë çikë apo dikë, është prej meje, por nëse vini ju, as nuk dua të puthem, as në faqe as askund, as nuk dua të më kapni nëse nuk dua, as nuk dua të më prekni nëpër trup” ,është shprehur ai.
Pa përmendur emra, Driloni tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një person, por më shumë se aq.
“Nuk është vetëm një njeri, nuk e kam fjalën për një, por për më shumë, ndoshta nuk kam reaguar ashtu siç është dashur, sepse më ka ardhur keq, por prej sot dijeni që është boll dhe nuk dua të ndodh më, e nëse ndodh edhe njëherë unë do të flas si dua të flas. Unë po them është paralajmërimi i fundit nga unë”, u shpreh më tej Driloni.
Ndërkohë që në videot e publikuara në rrjet dallohen Drenusha, Anisa dhe Xheneta teksa e ngacmonin dhe e preknin Drilonin gjatë festës që u organizua mbrëmjen e kaluar.
LEXO EDHE:
“Femër e përdalë, përdore…”/ Pasi Sara i fali ofendimet Edit, shfaqet e penduar: Mashtrim sy më sy
Çfarë ndodhi? Pas debatit mes banorëve, Rovena Stefa shpërthen në lot


