Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përfshirë dje, 26 nëntor në veprime të dhunshme me Policinë. Ai është përplasur disa herë me Sokol Bizhgën, zv drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Burimet bëjnë me dije se Noka gjithashtu ka tentuar ta godasë atë. Në një tjetër moment Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë.
“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin.
Sot, 27 nëntor, Policia njoftoi masat duke theksuar se është proceduar F. N., (deputeti Flamur Noka) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Noka do hetohet i lirë për 3 akuza.
Sakaq, policia theksoi se deputetët e tjerë të PD pjesëmarrës në protestë u proceduan penalisht për 4 vepra penale.
“dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Përpleshja e ashpër, ja momenti kur Flamur Noka godet me shpullë efektivin e policisë (video)
Vijojnë tensionet/ Pas efektivit, Flamur Noka tenton të godasë zv.drejtorin e Policisë së Shtetit
Video virale, policia arreston protestuesin që grushtoi shoferin e Benz-it
Protesta me përleshje e dh*në, Policia: Dy të arrestuar, procedohen deputetët e PD dhe 64 qytetarë


