Si përdorues të rregullt të “Whatsapp-it” jemi mësuar që të shohim mesazhin “po shkruan” (typing)të shfaqet në shiritin e sipërm të WhatsApp, teksa personi me të cilin po flisni po shkruan një mesazh.
Por ditët e fundit shumë përdorues kanë zbuluar se treguesi në fjalë është zhdukur.
Në vend të tij, në ekranin e bisedës shafqet një simbol mikrofoni apo tre pika.
Funksioni i ri aktualisht po testohet dhe përditësimi i ri pritet të shfaqet në të gjitha pajisjet e përdoruesve.
“Falë përditësimit më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.21.18, i disponueshëm në Google Play, zbuluam se WhatsApp po lançon një veçori të re treguesi të shkrimit për bisedat individuale dhe grupore. Disa testues beta mund të eksplorojnë një veçori të re që shfaq një ridizajnim treguesi i shtypjes direkt brenda ndërfaqes së bisedës, “shpjegoi WaBetaInfo në një postim në blog.
Zhvilluesit e WhatsApp kanë zëvendësuar fjalët “po shkruan…” dhe “po regjistron audio…” me ikona të reja brenda bisedës.
“Më parë, kur një pjesëmarrës po shkruante në një bisedë, treguesi shfaqej në krye të ekranit në shiritin e aplikacioneve, nën emrin e grupit, duke treguar se kush po shkruante”, shpjegoi WaBetaInfo. Tani në vend të tyre do të shfaqen tre pika nëse dikush po shkruan një mesazh dhe një ikonë e mikrofonit nëse dikush regjistron një audio.


