Gazetarja e njohur shqiptare, Eni Vasili së fundmi zbuloi për publikun shqetësimet e përjetuara gjatë shtatzanisë me binjaket.
Në një intervistë për “E diela jonë”, Vasili u shpreh se shtatzania e saj përkoi me zgjedhjet lokale, e si rrjedhojë, orët e gjata të punës.
Ajo tregoi se i ka ndodhur që të jetë në punë, ndërsa mbante në krah serumet e vigonave.
“Më ka ndodhur edhe të kem vigonat e serumeve në krah. Por kur ti vendos të bësh këtë profesion, kjo është një zgjedhje, pra mbaj mend kur kam qenë rreth 7-muajshe shtatzënë dhe ishin zgjedhjet lokale, kam ndenjur 12 orë ulur në studio. Dhe më shkruanin zonja nga e gjithë Shqipëria: ‘Çohu që aty! Çohu bëj diçka, bëj një xhiro, lëviz, si rri ulur 12 orë’. Nuk është e thjeshtë, por unë pata fatin e madh të them të drejtën që nuk pata asnjë shqetësim mjekësor gjatë shtatzënisë, përveç atyre gjendjeve të para, që janë stomaku, të përzierave që janë normale”.


