Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme së fiundmi kanë zhvilluar një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal.
Burimet bëjnë me dije se forca të shumta policie rrethuan qytetin, ku SPAK dhe BKH janë vënë në kërkim të Suel Çelës.
Sipas të dhënave paraprake, aksioni që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme dhe është ende në zhvillim, po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC.
Gjatë këtij operacioni ju kujtojmë se u vunë në pranga edhe ish gjyqtarët Pajtime Fetahu dhe Zihani Shahu.


