Përgjatë konferencës së sotme me gazetarët, Sali Berisha u pyet në lidhje dhe me konsultimet e presidentit Begaj me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Së fundmi PD zgjodhi të refuzonte ftesën e Begaj për konsultimin e datës, ndërsa Berisha u shpreh sot në përgjigje ndaj gazetarëve, se ‘Harram Begaj’ vendos çfarë i thotë “Begoja” tjetër, në këtë rast kryeministri.
Berisha: Harram Bego e kam qujt njëher dhe s’do t ia heq do përcaktojë atë që do t’i thotë Edi Rama, në rast se ekspertët tanë e gjykojnë se për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ne nuk kemi kundërshti për të gjetur kohën më të përshtatshme por të garantoj se Harram Bego për të mundësuar lidhjen me Begon tjetër.


