Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Keni 3 ditë kohë. Tirana të jetë e gjitha në duart e qytetarëve”,- Berisha porosi drejtuesve të qarqeve

    November 23, 2024
    LAJM I FUNDIT/ Berisha lajmëron protestën e radhës: Nuk keni parë gjë, kjo do jetë më madhështorja

    Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme, me drejtuesit politikë të qarqeve, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga ata një mobilizim të jashtëzakonshëm. Berisha bëri thirrje që ditën e martë në orën 17:00, Tirana duhet të jetë e gjitha në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

    Gjatë fjalës së tij me drejtuesit politikë të qarqeve, kryedemokrati Sali Berisha tha se, brenda një kohe të shkurtër ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj PD-së dhe narkoshtetit. Berisha vuri në dukje këtu, dy rezolutat e bëra brenda një jave nga CDI-ja dhe Partitë Popullore Europiane.

    Lideri i opozitës ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që të mos guxojnë të prekin protestuesit e revoltuar të opozitës. ‘Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

    Fjala e Berishës:

    Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

    Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë.

    Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.
    Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

    Një një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit.

    Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

    Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.
    Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo.

    Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

    Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.

    Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.

    Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

    Nuk do zgjatem më shumë.
    Ju uroj suksese.
    Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.
    Koha na thërret!
    Është radha jonë.
    Është radha jonë.
    Është radha jonë!

    bllokohet tirana protesta e 26 nentorit sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.