Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    “Trupi i tij dergjej në krahët e mi. Një pikë loti ra…”- Ana e panjohur e jetës së pastorit Akil Pano

    November 23, 2024

    Një nga pastorët më të njohur në Shqipëri, Akil Pano ka rrëfyer jetën e tij, e tha se humbja e babait, shënjoi vitet më pas.

    “Babai më ka munguar në fazën kur unë u bëra baba. Shumë interesante ta imagjinosh. Babai im vdiq kur unë isha 17 vjeç dhe kanë qenë momente që këtë rrëfim e kam bërë vetëm me Zotin. Këtë mbrëmje po e bëj me ju. I jam lutur Zotit që të më mësojë, të më udhëheqë, të më drejtojë si një baba i ri për birin tim. T’i jepja atij atë model që babai im nuk pati mundësi të ma jepte. Kështu që mendoj se ky ka qenë një moment kritik në jetën time.

    Babai do të nisej për të punuar në Greqi, pasi uzinat dhe fabrikat në Tiranë nisën të mbylleshin. Plani ishte që unë do ta ndiqja babain ndoshta pas 6-7 muajsh, që unë të punoja me të. Atë ditë unë e përcolla për te autobusi. Dhe ditën që unë e përcolla babain tim te autobusi që duhet të vinte, ne ishim diku te 20 minuta përpara, babi im rrëzohet në tokë krejt papritur. Ne po bisedonim, një moment unë po shihja diku, kthej kokën dhe shoh që babai im ishte rrëzuar. Imagjinoni shokun e momentit që unë gjendesha.

    Ulem pranë tij, filloj ta tund dhe i them: ‘Bab! Më fol, çfarë ke? Si mund të të ndihmoj?’. Nuk do harroj që në ato momente nuk mund të thoshte asgjë. Pati një goditje, arrest kardiak dhe nuk do harroj një lot që zbret nga syri i tij në fytyrën e tij. Ai po më shihte dhe unë po e shihja. Ky ishte takimi im i fundit me të. Këto ishin momentet e fundit me babain tim, që në ato çaste, trupi i tij po dergjej në krahët e mi. Unë isha në qendër të qytetit dhe e vetmja gjë që mendoja ishte të vrapoja. Ta lija babain tim mes të panjohurve dhe të shkoja te poliklinika qendrore. Kështu bëj në fakt. Ishte një mjek që vjen së bashku me shoferin, ato ambulancat e vjetra të kohës së komunizmit, kthehemi duke shpresuar se babai ishte gjallë dhe do ishte ngritur.

    Gjej mamanë time mes të panjohurve që qan. Disa shokë të babait tim ishin atje. E marrim babain dhe e fusim në ambulancë. Unë jam personi i fundit që futet në ambulancë dhe pyetja e madhe që kisha ishte kjo: ‘Si mundet jeta e një njeriu të ndryshojë brenda një minute?’”, tha ai në “S’e Luan Topi”.

    Akil Pano jeta e pastorit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.