Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet Call Center në Bërzhitë/ Subjekti ishte regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E pamjaftueshme të lihet me kaq! Prindërit njoftojnë protestën e radhës për Martin Canin

    November 23, 2024
    E pamjaftueshme të lihet me kaq! Prindërit njoftojnë protestën e radhës për Martin Canin

    Përpara shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, grupi i prindërve organizatorë të protestës pas vrasjes së Martin Canit, ditën e sotme mbajti një komunikim për mediat.

    Gjatë fjalës së tij, një nga organizatorët, Migen Qiraxhi ripërsëriti kërkesat drejtuar qeverisë për një shkollim më dinjitoz për të gjithë.

    Më tej, Qiraxhiu ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet në orën 17:00 të hënën teksa ka shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen s’do të largohen nga sheshi dhe madje do ta konsiderojnë dhe bojkotin e mësimit.

    Migen Qiraxhi, përfaqësues i shoqërisë civile: Me rastin tragjik të humbjes së jetës së Martinit, ditën e enjte, ne prindërit që kemi fëmijët në shkolla, zhvilluam marshimin protestë. Të tronditur dhe të pikëlluar për vrasjen e Martinit, artikuluam disa kërkesa për institucionet përgjegjëse, kërkuam dorëheqjen e ministres së arsimit. Ta paktën do të krijonte precedentin e të mbajturit përgjegjësi. Dorëheqja kërkon integritet. Kjo ministre nuk ofron veç zgërdhirje dhe arrogancë. Për këtë dhe pikat e tjera, do të jemi të hënën para Ministrisë së Arsimit për të thënë se nuk e tolerojmë këtë model dhe nuk do të presim që një ngjarje tjetër të ndodhë.

    Ndaj kërkesat që kemi, prekin disa prej problematikave kryesore që përballen shkollat sot:

    –Shtimi i buxheti për arsimit në 5 % të GDP-së.

    –Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështeës.

    –Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, në raportin psikologë për 200 nxënës.

    –Qëndrimi i nxënësve në hapësirat e shkollave deri në orën 16:00 duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat.

    –Zbatimi emergjent të rregullimit për heqjen e telefonave në orët e mësimit.

    –Miratimi i legjislacionit për filtrat parandalues të përmbajtjeve me gjuhë dhune, urrejtje për fëmijët në moshën nën 14 vjeç.

    –Secila shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë.

    –Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve, ku të ndërlidhen të gjitha hallkat.

    Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit. Këto kërkesa, për një shkollim dinjitoz për të gjithë. Nuk do të largohemi nga sheshi derisa kërkesat të plotësohen. Nëse ministria dhe qeveria vijon me të njëjtat neglizhime dhe arrogancë do të konsiderojmë dhe bojkotin e mësimit si formë të reagimit tonë. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së ditës së hënë.

     

    Martin Canin prinderit protesta e radhes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet Call Center në Bërzhitë/ Subjekti ishte regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor

    April 17, 2026

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    April 17, 2026

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    April 17, 2026

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.