Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arrest për kryeministrin izraelit menjëherë ka reaguar zyra e kryeministrit izraelit.
Vendimi në fjalë nga ana e tyre u përshkrua si “gënjeshtër absurde” dhe vendimi u cilësua si “anti-semitik”.
Zyra e Netanyahut tha se vendi “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.
Gjithashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant mori gjithashtu një urdhër arresti, sipas Aljazeera.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletëarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke lëshuar akuza drejt të dyja palëve për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, si dhe për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael.
Me këtë vendim të GJNP-së, që i izolon ata akoma edhe më shumë, Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar.


