TIRANË– Gjatë protestës së ditës së sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit teksa kanë mbajtur fjalën e tyre prindër, qytetarë, nxënës si dhe ka ardhur edhe mesazhi i nënës së Martinit, një situatë kjo që e ka bërë të ndihet keq tezen e Martin Canit.
Mësohet se ju dha ndihma e parë, ndërsa menjëherë ka mbërritur edhe ambulanca duke e transportuar me urgjencë drejt spitalit.
“Drejtësia të vihet në vend, nuk e çuam në luftë të na e therin, e çuam në shkollë. Gjithë Shqipëria ka mbajtur zi për nipin tim, brenda dhe jashtë vendit. Duam vetëm drejtësi. Si mund të pi ujë kur Martini nuk pi? Ka katër ditë që as ujë nuk pi Martini”, shprehet tezja e viktimës./Radar.al



