TIRANË– Një numër i madh qytetarësh, prindër e fëmijë, janë bërë bashkë sot dhe kanë dalë në protestë pas ngjarjes së rëndë të pak ditëve më parë në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku u vra me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, 14-vjeçari Martin Cani.
“Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut. Është një ditë zie për të gjithë shqiptarët. Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut, sërish do këtë armë e thika. Ministrja të jap dorëheqjen, përgjegjësia bie mbi të dhe mbi oficeren ë sigurisë. Unë i kërkoj qeverisë, ministres të jap dorëheqjen të jap dorëheqjen. Jemi të pasigurt. Vajza ime shkon në një shkollë që rreth e qark shitet drogë. Sot shoqëria po përjeton një krizë. Edukimi fillon në familje, t’i edukojmë për mësuesin, për shokun. Të dinë me kë rrinë fëmijët. Fëmijët nuk e njohin se kush është oficerja e sigurisë dhe psikologëve. Këta janë anonim, nuk e kryejnë punën e tyre, rrinë nëpër telefona, kafe marrin rrogën. Krimi mund të ishte parandaluar.”-tha një prej prindërve të pranishëm.
Mes grupit masiv tw bashkëmoshatarëve dhe prindërve nw protestw ishte edhe një vajzë 10-vjeçare, e cila u shpreh se nuk ndihet aspak e sigurt në shkollë.
“Nuk ndihem e sigurt, ndihem e trembur kur dal nga shkolla. Te shkolla im nuk përmendet fare psikologia.”- u shpreh e mitura./Radar.al


