Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me ndihmën e Policisë së Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Skelës.
Aksioni konsiston në kontrollin e automjeteve të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.
Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike, raportojnë burimet.
Në Skelë ndalohen automjete të cilat kontrollohen; jo vetëm këto mjete, por edhe drejtuesit e tyre.


