Policia norvegjeze ditën e martë doli me njoftimin se djali 27-vjeçar i princeshës norvegjeze të kurorës Mette-Marit është vënë në pranga nën akuzën për përdhunim.
U bë me dije se Marius Borg Hoiby, i cili lindi nga një lidhje para martesës së Mette-Marit në 2001 me Princin e Kurorës Haakon, ishte arrestuar të hënën në mbrëmje.
Viktima e supozuar është një femër rreth të 20-ave e cila nuk e njihte Hoiby përpara se ta takonte atë ditën e incidentit të supozuar, tha avokati i saj Hege Salomon për CNN.
Viktima dëshmon se nuk ishte në një lidhje me Hoiby.
27-vjeçari Marius Borg Hoiby është thjeshtri i trashëgimtarit të fronit, princit të kurorës Haakon por nuk gëzon titull mbretëror ose një funksion zyrtar.
Borg Hoiby u rrit nga çifti mbretëror së bashku me njerkun e tij, Princeshën Ingrid Alexandra, 20 vjeç dhe Princin Sverre Magnus, 18 vjeç, por nuk ka asnjë rol zyrtar publik.
Arrestimi për përdhunim erdhi disa muaj pasi ai u akuzua për lëndim trupor pas një sherri gjatë natës më 4 gusht në apartamentin e një gruaje në Oslo me të cilën ai kishte një lidhje, tha policia.
Hoiby tani është akuzuar për vepra të ndryshme kundër pesë personave të ndryshëm – katër gra dhe një burrë.


