Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, së fundmi u bë kryefjalë në mediat rozë dhe rrjetet sociale si për “përplasjen virtuale me ish-burrin” ashtu dhe për paraqitjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Këngëtarja e njohur prej vitesh për elegancën e saj krejt papritmas u shfaq me një pamje që ndjekësat e konsideruan të papritur.
Komentet për ndryshimet në pamjen e saj kanë qenë të shumta, ku shumë prej tyre i atribuan ndryshimet ndërhyrjeve estetike.
Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë shkruar:
“Nuk të njohëm! E ke tepruar me ndërhyrjet.”
“Ku është Jonida që kemi dashur gjithmonë?!”
“Duket si një person tjetër.”

LEXO EDHE:
Pas 8 vitesh divorc/ Jonida Maliqi hedh sërish në gjyq ish-burrin. Zbulohet arsyeja
Jonida e paditi për mospagimin e faturave të djalit. Ish-burri e nxjerr bllof, publikon dokumentet


