Gjatë ditës së djeshme e qarkulloi lajmi se këngëtarja Jonida Maliqi iu rikthye dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshorti i saj, Gent Prizreni.
Këngëtarja është vënë re në ambjentet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj dhe mësohet se bëri padi ndaj ish-bashkëshortin pasi ajo pretendon se ish-burri nuk i është përmbajtur detyrimeve ekonomike ndaj fëmijës së tyre, Dan.
Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat.
Faturat e postuara në rrjet zbulojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.



