Situata në seancën plenare të së martës u tensionua në një moment, kur deputetët e opozitës u afruan tek foltorja dhe iu drejtuan me tone të larta kryeparlamentares duke i kërkuar të mbahet 1 minutë heshtje për 14 vjeçarin e vrarë Martin Cani.
Në këtë moment në foltore është afruar edhe Garda. Kur Gazment Bardhi dhe Flamur Noka iu afruan tek foltorja thanë se ngjarja ishte e rëndë pasi i mituri u vra në shkollë.
“Nuk e përcakton qendrimi aty ndjeshmërinë, ju lutem”, tha Spiropali duke u kërkuar të ulen në vendet e tyre deputetët.


