Viktimë e një ngjarje tragjike mbeti 14 vjeçari Martin Cani të hënën e 18 nëntorit, pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
I mituri nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra nga thika dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërsa shoku i tij Luisi ka marrë katër plagë e për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.
Babai i Lusit, ka treguar versionin e tij, që di sipas të birit, se si ka nisur sherri mes të miturve që sot çoi vrasjen e Martinit.
Duke folur për Top Channel babai i Lusit ka treguar se sherri dyshohet se ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe se e ka dhunuar.
Ndërkohë ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Lusit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin.
Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur katër herë me thikë 14-vjeçarin tjetër.


