Pasditja e të hënës do duhej ta gjente bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos Martinin.
Sot ai kishte takimin e stërvitjes, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.
Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit. Ata nuk kanë mundur ta kryejnë stërvitjen, por kanë qëndruar të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur.
“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, dëgjohet t’u thotë trajneri.


