Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Përleshja i mori jetën nxënësit”/ Reagon Neda Balluku: Shqipëria të vr*t njësoj

    November 18, 2024
    "Përleshja i mori jetën nxënësit"/ Reagon Neda Balluku: Shqipëria të vr*t njësoj

    Ngjarja e rëndë e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ditën e sotme, ku humbi jetën nxënësi Martin Cani është pasuar dhe me reagime nga personazhe të njohura për publikun shqiptar.

    Një nga reagimet që shkaktoi bujë në rrjet mbetet ai i opinionistes së njohur, Neda Balluku.

    Në një postim të gjatë në Instagram, Neda shkruan: “Shqipëria të vret njësoj.

    “Të Tonit kam vetëm një kujtim të një imazhi kalimthi. Unë hap derën e shtëpisë dhe ai më buzëqesh teksa zbret shkallët që nisnin dy hapa nga dera e shtëpisë sime. Toni kthen kokën dhe më buzëqesh. Ose edhe jo. Mbase e kam krijuar buzëqeshjen e tij në mendje sepse vëllezërit e tij, me të cilët jam rritur, kanë buzëqeshje identike dhe kërkimi në mendjen time për të patur një imazh, i vesh buzëqeshjen e tyre.

    Toni është ëngjëll i Parajsës prej më shumë se 25 vitesh. E vranë në oborrin e shkollës, vetëm 16 vjeç, me thikë në trup. Njësoj si fëmijën e sotëm vetëm 14 vjeç. Toni ka mbetur plagë e përjetshme e familjes së tij, komshinjve të mi të dashur dhe kujtim i dhimbshëm i pallatit tonë. Një pallat që rriti brez pas brezi fëmijë si motra e vëllezër me njëri-tjetrin.

    Nëse vendin tonë do ta gjykonim nga format dhe dinamikat e krimit, Shqipëria mbetet e njëjta prej më shumë se 25 vitesh. Dhe kjo do të thotë, që prodhon breza (fëmijë, adoleshentë, të rritur) identikë prej 25 vitesh që do të thotë që nuk ditën, nuk po dimë dhe nuk do të dimë të ndryshojmë.

    Të vrasësh me thikë është më shumë se vrasje me paramendim. Është të nisësh ditën duke shpresuar në shansin për ta përdorur. Është të shtrihesh natën duke ëndërruar për mënyrën se si do ta përdorësh. Kur në fakt duhej të ishe duke ëndërruar për vajzëzën që të pëlqen, me shpresën që të nesërmen mamit e babit tu rrëmbesh ca të holla për një akullore apo coca cola me të.

    Sot Toni gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nxënësi katërmbëdhjetë vjeç i shkollës “Fan Noli” takohen në Parajsë. Njëzet e pesë vite nga njëri tjetri. Sepse Shqipëria të vret njësoj.

    LEXO EDHE:

    Detaje të reja/ Nxënësit ishin në konflikt prej 2 javësh. Roja e shkollës e dinte por nuk reagoi

    Fan Noli Neda Balluku Përleshja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.