Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet ka zbuluar për Top Channel momentin kur ai ka parë ferrin me sy.
Nxënës i klasës së shtatë, tregon se nuk i njeh të miturit që u përfshinë në sherr, por rastisi aty kur papritmas sytë e tij panë gjak nëpër tok.
Ti kishe dalë nga mësimi?
-Mbarova shkollën, dola për qejfin tim, po ikja për shtëpi dhe mora një byrek. I pash me gjak dhe ika direkt me vrap.
I njihje personat e përfshirë?
-Jo, nuk i njihja fare.
Ça klase je?
-Në klasë të shtatë
Ata ishin në klasë të tetë dhe të nëntë?
-Nuk i njoh, nuk i pashë as me fytyra kush ishin. Edhe po t’i njihja nuk i pashë në fytyrë. Thjesht ika direkt.
LEXO EDHE:


