TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë mësohet se aktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se për shkak të dhunës ka konsumuar një sasi medikamentesh. Aaktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./Radar.al


