Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë

    November 18, 2024
    Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

    Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë, ku pritet t’i nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe.

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha në fundjavë se do të nënshkruhen dy marrëveshje, një për energjinë dhe një në fushën e arsimit, si dhe një protokoll për pikat e përbashkëta kufitare në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë.

    Marrëveshjet pritet të nënshkruhen pas takimit ndërqeveritar, i cili pritet të fillojë në mesditë.

    Pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është edhe koalicioni shqiptar VLEN, i cili përbëhet nga partitë Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët.

    Zëdhënësja e Qeverisë maqedonase, Venera Azizi, tha në Facebook të dielën vonë se takimi i së hënës “shënon një moment të rëndësishëm” për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe se do të jetë “një shembull i bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar”.

    Ajo tha se marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në takimin ndërqeveritar janë “konkrete, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”.

    Para takimit ndërqeveritar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mirëpresë në një takim dypalësh homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

    Në fund, Kurti dhe Mickoski pritet të flasin në një konferencë të përbashkët rreth orës 14:00.

    Takimi i përbashkët i dy qeverive vjen pas një vizite që Kurti me ministrat e tij e bëri në Shkup këtë verë, pak muaj pasi ishte formuar Qeveria e Mickoskit.

    Sipas Mexhitit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të pajtohen që në dy pikëkalimet kufitare ta kenë vetëm një pikë kontrolli, për ta mundësuar qarkullimin e pandërprerë të qytetarëve pa tollovi dhe për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik.

    “Marrëveshja në fushën e energjetikës për shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike në rajon”, tha Mexhiti më 16 nëntor.

    Marrëveshja në fushën e arsimit, sipas tij, ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur, këmbimin e përvojave.

    Gjuha shqipe
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë (BDI) pret që në këtë mbledhje të diskutohet edhe për Ligjin për Gjuhët, pasi Gjykata Kushtetuese maqedonase pritet ta rishikojë dhe “me gjasë ta shfuqizojë” nenin 9 të këtij ligji.

    “Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë. Do t’i bllokojnë rrugët e Maqedonisë së Veriut. Presim që gjatë mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Kosovës ta ngritin çështjen e gjuhës shqipe. Reagim presim edhe nga të gjitha partitë në Kosovë, siç presim reagim edhe nga Tirana”, tha Ahmeti të premten.

    Në anën tjetër, të hënën, duke e komentuar mbledhjen ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nga koalicioni shqiptar VLEN, thanë se fakti që mbledhja po mbahet në Prishtinë, dëshmon se marrëdhëniet me Kosovën po thellohen.

    Nga ky koalicion shtuan se marrëveshjet që janë nënshkruar nga qeveritë e kaluara nuk janë zbatuar, pasi BDI-ja sa ishte në pushtet ka pasur, “inate me partinë që qeverisë Kosovën, gjegjësisht me Vetëvendosjen”.

    “Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por zbatimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv“, thanë nga koalicioni VLEN./REL

    Kosova dhe Maqedonia e Veriut Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    February 1, 2026

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    February 1, 2026

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    February 1, 2026

    SHBA-ja në alarm për një tjetër stuhi “bombë”, priten dëborë e dendur dhe erëra të fuqishme

    February 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju, horoskopi 1 shkurt 2026

    Viti 2026, vit vendimtar për dashurinë e tre shenjave të zodiakut

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, horoskopi 27 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.