Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku një 32-vjeçar shqiptar është plagosur mëngjesin e sotëm.
Siç raportojnë dhe mediet e huaja, shqiptari u plagos gjatë një debati me bashkëatdhetarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano.
32-vjeçari ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar, ku aksidentalisht ka plagosur veten.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i plagosuri u transportua në spitalin San Raffaele në Milano.
Ndaj 32 vjecarit rëndon akuza e “kanosjes së rëndë “ dhe “armëmbajtje pa leje”.


