Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet Call Center në Bërzhitë/ Subjekti ishte regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit Biden–Xi

    November 16, 2024
    Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit Biden–Xi
    Presidenti Joe Biden

    LIMA, Peru – Presidenti Joe Biden pritet të shfrytëzojë takimin e tij të fundit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, për t’i kërkuar atij që ta dekurajojë Korenë e Veriut nga thellimi i mbështetjes për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

    Bisedimet e së shtunës në takimin vjetor të nivelit të lartë në Peru të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor vijnë pak më shumë se dy muaj përpara se Presidenti Biden të largohet nga detyra dhe t’i lërë detyrën Presidentit të zgjedhur republikan, Donald Trump. Ky do të jetë takimi i fundit i Presidentin Biden me Presidentin Xi, që presidenti demokrat e konsideroi si homologun më të rëndësishëm në skenën botërore.

    Në takimin përfundimtar, zyrtarët thonë se Presidenti Biden do t’i kërkojë Presidentit Xi të rrisë angazhimin kinez për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një momenti tashmë të rrezikshëm me Korenë e Veriut.

    Presidenti Biden të premten, së bashku me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Seok Yul dhe Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, dënuan vendimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të dërguar mijëra ushtarë për ta ndihmuar Moskën të zmbrapsë forcat ukrainase që kanë marrë territor në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk.

    Presidenti Biden e quajti atë një “bashkëpunim të rrezikshëm dhe destabilizues”.

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë shprehur zhgënjimin me Pekinin, që është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut dhe që nuk ka bërë më shumë për ta frenuar Phenianin.

    Presidenti Biden, Presidenti Yoon dhe Kryeministri Ishiba u përqëndruan gjatë diskutimit të tyre 50-minutësh kryesisht tek kjo çështje, duke rënë dakord se “nuk duhet të jetë në interesin e Pekinit që të ketë këtë bashkëpunim destabilizues në rajon”, sipas një zyrtari të lartë amerikan që foli me kusht ruajtjen e anonimitetit.

    Koreja e Veriut gjithashtu i ka dërguar Rusisë artileri dhe municione të tjera, sipas zyrtarëve të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë shprehur alarmin lidhur me ritmin e shtuar të provave të raketave balistike nga Pheniani.

    Udhëheqësi koreanoverior Kim urdhëroi zhvillimin e manovrave në prag të zgjedhjeve të këtij muaji në Shtetet e Bashkuara dhe pretendon se ka arritur përparim në përpjekjet për të ngritur kapacitetet për të goditur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

    Presidentët Biden dhe Xi kanë edhe shumë çështje të tjera për të diskutuar përtej Koresë së Veriut, përfshirë mbështetjen indirekte të Kinës për Rusinë, çështjet e të drejtave të njeriut, teknologjinë dhe Tajvanin e vetëqeverisur demokratik, për të cilin Pekini pretendon se është pjesë e territorit të tij.

    Kina gjithashtu ka njoftuar se do të jetë organizatore e takimit të nivelit të lartë të vitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

    Ka pasiguri për atë që pritet në të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë nën drejtimin e Presidentit të zgjedhur Trump, i cili bëri fushatë duke premtuar të vendosë tarifa prej 60% për importet kineze.

    FBI-ja ofroi këtë javë detaje të reja nga një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për ndërhyrje kibernetike në rrjetet e telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet fillestare kanë zbuluar një fushatë “të gjerë dhe domethënëse” të spiunazhit kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga amerikanët që punojnë për qeverinë dhe në politikë.

    Zyrtarët amerikanë të zbulimit gjithashtu kanë vlerësuar se Kina ka rritur shitjet në Rusi të makinerive, produkteve të mikro-elektronikës dhe teknologjive të tjera, që Moska po i shfrytëzon për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armatime të tjera, për luftën në Ukrainë./VOA

    KORE E VERIUT Presidenti Joe Biden Xi Jinping
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet Call Center në Bërzhitë/ Subjekti ishte regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor

    April 17, 2026

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    April 17, 2026

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    April 17, 2026

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.