FILIPINE– Pas përmbytjeve masive që vranë më shumë se 100 njerëz në Spanjë, tashmë mediat e huaja kanë raportuqar se super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj.
Kjo stuhi e fuqishme u intensifikua në një super tajfun ditën e sotme, ndërsa parashikuesit shtetërorë paralajmëruan ndikime të rëndësishme deri të rënda, nga erërat dhe stuhitë “kërcënuese për jetën”.
Man-Yi, i njohur lokalisht si Pepito, goditi Filipinet me shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 195 km/h përgjatë bregut të ishullit lindor Catanduanes, tha parashikuesi i shtetit.
Ndërëkohë autoritetet filipinase urdhëruan të gjitha anijet të ktheheshin në breg dhe njerëzit në komunitetet bregdetare të largoheshin nga shtëpitë e tyre të shtunën pasi sistemi i motit iu afrua kombit të arkipelagut të lodhur nga stuhitë, me parashikuesit që presin që ai të intensifikohet përpara se të bjerë në tokë.
Mësohet se të paktën 650,000 njerëz janë evakuar tashmë nga shtëpitë e tyre në rajone të cenueshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe stuhive, tha të shtunën nënsekretari i Brendshëm Marlo Iringan, duke u kërkuar të tjerëve që t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për të ikur.
“Nëse kërkohet evakuim parandalues, le ta bëjmë këtë dhe të mos presim orën e rrezikut përpara se të evakuohemi ose të kërkojmë ndihmë, sepse nëse e bëjmë këtë, do të rrezikojmë jo vetëm jetën tonë, por edhe ato të shpëtimtarëve tanë.”-ka deklaruar ai./CNN/Radar.al


