Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Komisioni Europian: Ekonomia do të ngadalësohet në 2025 nga pasojat e emigracionit, më pak dhe turistë

    November 15, 2024
    Komisioni Europian: Ekonomia do të ngadalësohet në 2025 nga pasojat e emigracionit, më pak dhe turistë
    Tirana, Shqipëri

    TIRANË- Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, duke u ngadalësuar lehtë në krahasim me pritshmërinë e këtij viti prej 3.8% dhe nivelit prej 3.9% që u zgjerua në 2023. Parashikimi është bërë në raportin e vjeshtës të Komisionit Europian. Ky i fundit pret dhe një ngadalësim të punësimit, të ndikuara nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Nga ana tjetër edhe ritmet e rritjes së turistëve pritet të ngadalësohen, parashikon Komisioni.

    Sipas raportit, rritja ekonomike vazhdoi të jetë e fortë në vitin 2024 e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Pas katër viteve të ritmeve të larta të rritjes, rritja e PBB-së pritet të zbutet në 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026 pasi konsumi familjar dhe publik pritet të ngadalësohet.

    Pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të bankës qendrore gjatë vitit të ardhshëm. Deficiti fiskal pritet të zgjerohet pak përpara se të bjerë në 2% të PBB-së në vitin 2026. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të ulet gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.

    Raporti thekson se punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të përmirësohet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej. Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem. Rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2023, të publikuara në qershor të këtij viti, treguan se popullsia e Shqipërisë ra nga 2.8 milionë në 2011 në 2.4 milionë në 2023 (një reduktim prej 14%), duke tkurrur popullsinë në moshë pune.

    Sipas KE, për 2025-2026 rritja e PBB-së parashikohet përkatësisht në 3.6% dhe 3.5%, duke u moderuar disi në krahasim me vitet e mëparshme, por duke mbetur e qëndrueshme. Përmirësimi i ngadaltë i punësimit do të ndikojë negativisht mbi konsumin privat, ndërkohë që konsumi publik parashikohet të ngadalësohet pas rritjeve të ndjeshme të pagave publike gjatë viteve 2023-2024, si pasojë e reformës së pagave publike.

    Nga faktorët e jashtëm, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, por rritja e ardhjes së turistëve pritet të zbutet, pas ritmeve dyshifrore të rritjes në vitet e mëparshme. Eksportet e mallrave parashikohen të rikuperohen pasi të arrijnë fundin në vitin 2024. Rreziqet për ekonominë mbeten të larta, parashikon Komisioni, të lidhura me luhatshmërinë e kursit të këmbimit, rritjen e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar të ndikuar nga emigracioni dhe një rishfaqje të mundshme të presioneve inflacioniste.

    Rritja ekonomike e Eurozonës do të rritet ndërsa pengesat për konsumin dhe investimet do të zbehen, megjithëse gjeopolitika përbën një kërcënim në rritje, sipas Komisionit Europian. Prodhimi i brendshëm bruto do të rritet me 1.3% vitin e ardhshëm dhe me 1.6% në vitin 2026, tha Komisioni Europian në raportin e fundit. Kjo është pak më e lartë se ajo që parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar muajin e kaluar dhe dukshëm më e lartë se 0.8% e parashikuar nga zyrtarët për vitin 2024.

    Rritja e çmimit të konsumit shihet të zbutet në 2.1% vitin e ardhshëm dhe në 1.9% në 2026, pak më poshtë objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Europiane. Pavarësisht nga disa luhatshmëri të pritshme në terma afatshkurtër, procesi i disinflacionit “duket i vendosur në vend”.

    “Ndërsa inflacioni vazhdon të lehtësohet dhe rritja e konsumit privat dhe e investimeve rritet, me papunësinë në nivele të ulëta rekord, rritja do të përshpejtohet gradualisht gjatë dy viteve të ardhshme,” tha në një deklaratë Komisioneri i BE-së për Ekonominë Paolo Gentiloni.

    “Megjithatë, sfidat strukturore dhe pasiguria gjeopolitike rëndojnë mbi perspektivat tona të ardhshme.”/MONITOR

    Ekonomia 2025 Komisioni Europian shqipëri Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.