Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavarura ruse

    November 15, 2024
    Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavarura ruse

    Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka larguar apo fshehur disa podkaste në gjuhën ruse që ishin prodhuar nga gazetarë të pavarur.

    Agjencia e lajmeve, Mediazona, raportoi më 14 nëntor se episodet e reja të radiostacionit online Ekho Moskvy dhe medias hulumtuese, The Insider, më nuk ishin të qasshme brenda Rusisë. Podkasti i Shërbimit në gjuhën ruse të BBC-së po ashtu duket se është prekur.

    Episodet më të vjetra se një javë janë ende të qasshme, raportoi Mediazona, teksa të gjithë përdoruesit jashtë Rusisë ende kanë qasje në të gjitha episodet.

    Apple ende nuk ka reaguar për këto raportime. Kjo kompani po ashtu ka larguar apo bllokuar qasjen në disa VPN dhe në disa aplikacione brenda Rusisë. Current Time i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e mediave që janë larguar. Këto largime Apple i bëri pas kërkesës së rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor.

    Në vitet e fundit, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të vendosur rregulla më të ashpra dhe për të kontrolluar përmbajtjen në internetin në gjuhën ruse, që njihet edhe si RuNet. Platformat sikurse X apo Facebook janë penguar ose ngadalësuar në të kaluarën. Ekspertët besojnë se këto janë teste nga rregullatorët për të filtruar përmbajtjen ose për të ridrejtuar përdoruesit rusë.

    Platforma për video, YouTube, që është në pronësi të Google, gjerësisht nuk është prekur nga rregullatorët. Por, kjo platformë ka pasur një ngadalësim.

    Disa zyrtarë ua kanë lënë fajin pajisjeve të vjetruara që gjenden në Rusi, pajisje që Google nuk ka mundur t’i mirëmbajë për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura kundër Moskës.

    Të tjerët kanë thënë se “degradimi” është i qëllimshëm dhe ka për synim që të ngadalësojë qasjen në platformë në mënyrë që të zemërojë përdoruesit, në përpjekje që t’i shtyjë ata të përdorin alternativa ruse, që janë më të kontrolluara nga shteti.

    Më 14 nëntor, monitoruesit e internetit raportuan se YouTube brenda Rusisë duket se i është rikthyer shpejtësisë normale dhe në të ka qasje të plotë në gjithë Rusinë.

    Nuk ishte menjëherë e qartë pse, por Karen Shakhnazarov, regjisor rus që udhëheq një nga kompanitë më të famshme të filmit në Rusi, gjatë një emisioni në një televizion publik tha se e kishte ngritur çështjen e shpejtësisë së YouTube gjatë një takimi që kishte pasur një ditë më herët me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Putin “më dëgjoi dhe tha se do të shikojë se çfarë po ndodh me këtë çështje”, tha Shakhnazarov.

    Përpjekjet e tjera të rregullatorëve për të kontrolluar RutNet përfshijnë instalimin e pajisjeve të sofistikuara për monitorim, presionin e madh ndaj kompanive të mëdha të internetit duke i detyruar që t’i shesin firmat dhe kërkesat ndaj gjigantëve të teknologjisë që në serverët e tyre të kenë qasje rregullatorët./REL

    Apple podkastet e mediave të pavarura ruse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.