Ditën e sotme në mjediset COP29, u nënshkrua marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që pritet të investojë në Shqipëri e rajon.
“Kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar, e cila operon prej kohësh në Ballkan, për për krijimin e kompanisë së përbashkët publike.Do të investojë në gjithë zonën e Ballkanit Perëndimorë, por mbi të gjitha në Shqipëri”, u shpreh Balluku.
Ndërasa para pak çastesh Rama ka ndarë pamjet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, kreu i vendit tonë shkruan se diskutuan për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë
“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama.


