Astrologia Meri Shehu thotë se muaji Nëntor do të vazhdojë të krijojë luhatje për shenjat e zodiakut. Hëna e plotë që do të vazhdojë në shenjën e Demit do krijojë përmbysje të fuqishme dhe të papritura në planet e disa shenjave.
Astrologia paralajmëron të tregohet kujdes veçanërisht në datën 12 dhe 15 Nëntor. Shenjat e tokës do të jenë ato më të prekurat nga këto lëvizje.
Meri Shehu tek Rudina: Kjo është java e hënës së plotë në Dem në datën 15 kështu që përmbysje të papritura do të ndodhin tek Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët të lindur në dhjetëditëshin e tretë kryesisht. Por, nesër kemi një përballje të Mërkurit në Shigjetar me Saturnin në Peshk, kështu që nesër marrëveshjet, komunikimet, planet, projektet dhe firmat do të vonohen pak. Pra do të kenë disa pengesa dhe këto pengesa do i kenë kryesisht Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit të cilëve nesër do u duket sikur gjërat nuk po funksionojnë ose nuk po ecin. Është kalimtare si periudhë, por do ta hasin këtë vështirësi.
Një lajm tjetër është që Afërdita është futur në Bricjap, shenjat e tokës si Bricjapi, Virgjëresha dhe Demi do të marrin një lloj sharmi, një lloj tendence për t’u privilegjuar qoftë në anën ekonomike, qoftë në anën personale.
Por, të kalojnë këto ditët e kësaj jave të paktën deri në datën 15 dhe pastaj marrin më shumë avantazh.


