Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dëborë, rrebeshe shiu dhe stuhi detare! Këto 2 ditë të javës do të “tërbohet” moti

    November 11, 2024
    Moti i keq përfshin vendin. Reagon Ministria e Mbrojtjes: Këto qarqe rrezikojnë përmbytje

    Java që sapo ka nisur sjell dimrin e vërtetë. Sinioptikanja Lajda Porja thotë se ditët që do të sjellin ndryshim të ‘tablosë’ së motit do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

    Por pas këtyre 2 ditëve, do rikthehet moti i kthjellët, që do të rishfaqet në territorin e vendit gjatë së premtes dhe fundjavës.

    Lajda Porja: Do të kemi një javë dinamike. Dita e nesërme do të jetë kryesisht me kthjellime paradite, megjithatë në pjesën e dytë të ditës do të shtohen vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, ndërkohë dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellë komplet ndryshim të motit dhe të tablosë termike. Nga mëngjese realitivisht të freskëta me diell, të mërkurën dhe të enjten, një sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje.

    Më prezente do të jenë ditën e mërkurë ku nuk përjashtohen rrebeshet. Parashikohet që të kemi stuhi detare për shkak se do të kemi një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës, i cili do të jetë nga jugu dhe herë pas here do të jetë mbi 75 kilometra në orë. Në det të hapur shkon edhe në 90 apo 100 kilometra në orë. Parashikohet që dita e enjte të ulë intensitetin e reshjeve, megjithatë do të shfaqen në zona malore edhe reshje dëbore, të cilat do jenë kryesisht midis mbrëmjes të së mërkurës dhe mëngjesit të ditës së enjte.

    Të mërkurën rriten ndjeshëm temperaturat në vlerat minimale, bëhen mëngjeset më të ngrohta dhe ulen maksimalet për shkak se do të kemi prezencë të shirave dhe vranësirave përgjatë gjithë ditës dhe do të jenë vetëm këto 2 ditë që do të jenë të paqëndrueshme. Dita e premte dhe fundjava përmirëson kushtet e motit dhe na rikthen diellin.

    Por cilat do të jenë zonat që do të ndeshen me situatë problematike të motit gjatë të mërkurës dhe të enjten?

    Lajda Porja: Përgjatë këtyre 2 ditëve, parametri më problematik do të jetë parametri i erës pasi ne presim stuhi detare që do të thotë se do të kemi probleme përgjatë gjithë Adriatikut dhe brigjeve të Jonit, do të jenë Velipoja, Durrësi, Shëngjini dhe sidomos qarku i i Vlorës që do të ketë një erë shumë të fortë shoqëruar me rrebeshe.

    Përsa i përket reshjeve, është dita e mërkurë disi më problematike pasi do të jenë herë pas here shirat në formë shtrëngate, shoqëruar me shkarkesa elektrike, megjithatë nuk pritet një situatë apo fenomen ekstrem. Do të jenë rrebeshe, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë përmbytje lokale në lagje të caktuara përgjatë veri-perëndimit, pra Shkodra, Lezha, pjesërisht Durrësi dhe qarku i Vlorës. Megjithatë do të jenë krejtësisht kalimtare pasi ditën e enjte ulet ndjeshëm intensiteti. Mbeten prezente reshjet, por jo me intensitet të lartë./tvklan

    e merkure dhe e enjte moti shi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.