Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    Zelensky i dërgon letër të hapur Putinit: Të takohemi ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rritja e pensioneve/ Ironizon Korreshi: Pensionistët “shijojnë” rrijten e pagave të administratës

    November 10, 2024
    Rritja e pensioneve/ Ironizon Korreshi: Dramatike, pensionistët "shijojnë" rrijten e pagave të administratës

    Deputeti i PD, Saimir Korreshi së funmi ka reaguar për paratë shtesë që pensionistët do të sigurojnë nga indeksimi i pensioneve që qeveria bëri së fundmi.

    Korreshi në një intervistë për “Ditari” në A2 CNN, u shpreh se indeksimi është një tallje e madhe me këtë shtresë nga kryeministri Edi Rama.

    “Mazhoranca nuk po merret fare me pensionistët në gjykimin tim. Ai indeksimi që është bërë është një çështje vetëm sa për t’u tallur me pensionistët. Unë e kam bërë një përshkrim të atij 4 mijë lekëshit që është rritur pensioni. Me 4 mijë lekë të vjetra unë e sqarova në Parlament që merr një kile grosh dhe një tufë qepë të njoma në fund të muajit. Pra mund të merret një bukë, një shishe kos dhe katër kokrra vezë, por e bëra pak më ekspresive në Parlament. Janë shtuar katër filxhanë kafeje. nga një në javë për pensionistët që është tallje. Jo vetëm nuk është rritur, indeksuar, por është dënuar pensionisti jonë pasi 17 mijë lekë të rimbursimeve të ilaçeve i janë hequr pensionistëve. De facto sot pensionisti ka 13 mijë lekë më pak në xhep dhe në raport me 2013, edhe pse është indeksuar pensioni, shohim se më parë me një pension shumë të ulët mund të blije më shumë produkte sesa sot. Pra nuk mjafton indeksimi i rrogës apo pensionit, pasi indeksimi duhet të bëhet në përputhje me rritjen e çmimeve. Kjo është situatë dramatike për pensionistët”, u shpreh Korreshi.

    Sipas tij turet e takimeve që shefi i qeverisë ka ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë me pensionistët janë derivat i pakënaqësisë në rritje në radhët e pensionistëve përkundrejt ekzekutivit.

    “Tani ka plas gjylja e madhe pasi pensionistët duke parë indeksimin apo rritjen e rrogave të gjithë administratës shtetërore, patronazhistëve në përgjithësi, ata patjetër që ndihen keq se nuk arrijnë dot të kalojnë fundin e muajt, nuk arrijnë dot të ndezin dushin që të mbushin një bidon e ta mbajnë te këmbët. Kjo është tragjedia që ndodh me pensionistët”, deklaroi Korreshi.

     

    ironizon korreshi rritja e pensioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    June 5, 2026

    Zelensky i dërgon letër të hapur Putinit: Të takohemi ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës

    June 5, 2026

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.