Aktori shqiptar Rezart Veleshnja, siç dhe ju kemi raportuar, u eliminua papritur mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP Kosova, bashkë me një tjetër banor, Besfortin.
Eliminimi i dyshes erdhi pasi ata thyen rregulloren e spektaklit.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është se pas daljes nga spektakli, Rezarti ka bërë disa reagime në rrjetin social Instagram, ku një prej tyre ia dedikon Drenusha Latifit.
“Një femër që rrezaton dashuri dhe drejtësi. Të dua Drenusha, je shpirt i lirë” , shkruan Rezarti.
Kujtojmë se ky reagim vjen pas disa momenteve të veçanta që dyshja në fjalë kanë përjetuar së bashku brenda shtëpisë.
LEXO EDHE:


