Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dalin pamjet/ Shikoni si tifozët izraelitë sulmohen nga aktivistët palestinezë në Amsterdam

    November 8, 2024

    Dhjetë tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën pasi u sulmuan në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze.

    Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e shtetit hebre, cituar nga mediat izraelite.

    Kryeministri Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit holandez Schoof dhe forcave lokale të sigurisë “të veprojnë me vendosmëri dhe shpejt kundër rebelëve”.

    Ai gjithashtu kërkoi që dy avionë të dërgohen në Amsterdam për të rikthyer qytetarët izraelitë që ishin viktima të agresionit.

    Shikoni pamjet:

    Ministria e Sigurisë Kombëtare të Izraelit u bëri thirrje izraelitëve në qytetin holandez të qëndrojnë brenda dhomave të hoteleve të tyre pas incidenteve të dhunshme, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë tjetër.

    “Tifozët, të cilët shkuan për ta parë ndeshjen, u përballën me antisemitizëm dhe u sulmuan me mizori të paparafytyrueshme, thjesht sepse janë hebrenj dhe izraelitë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në X.

    Policia holandeze tha se 57 njerëz janë ndaluar pas ndeshjes, pasi protestuesit propalestinezë u përpoqën të arrinin afër stadiumit “Johan Cruyff”, edhe pse komuna nuk u kishte dhënë leje për protestë atje.

    Policia shtoi se tifozët u larguan nga stadiumi pa asnjë incident, por gjatë natës ndodhën përleshje të ndryshme në qendër të qytetit.

    Ushtria izraelite tha se është duke u përgatitur ta nisë menjëherë një skuadër shpëtimi në bashkërendim me Qeverinë e Holandës, pas ndeshjes së futbollit, në të cilën Ajaxi e mposhti klubin izraelit Maccabi Tel Aviv me rezultat 5:0.

    “Misioni do të niset me avionë dhe do të përfshijë ekipe mjekësore dhe të shpëtimit”, tha IDF-ja.

    Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet vazhdojnë të jenë shumë të larta në Lindjen e Mesme prej se grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – Hamasi, e kreu një sulm më 7 tetor 2023 në Izrael, ku vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

    Kjo e nxiti Izraelin të nisë një luftë në Gazë, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 43.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

    Lufta në Gazë ka nxitur protesta në mbështetje të të dyja palëve nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave janë sulmuar si arabët, ashtu edhe izraelitët.

    Politikani antimysliman, Geert Wilders, i cili është lider i partisë më të madhe në Qeverinë holandeze, i dënoi sulmet e raportuara në Amsterdam.

    “Ndihem i turpëruar se kjo mund të ndodhë në Holandë. E papranueshme”, shkroi ai në X.

    Amsterdam tifozët izraelitë të sulmuar nga aktivistët palestinezë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.