Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    FBI: Telefoni i avokatit të Trump është përgjuar nga hakerat kinezë

    November 8, 2024

    FBI ka informuar një nga avokatët kryesorë të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump se telefoni i tij celular është përgjuar nga hakerë kinezë, i thanë CNN tre burime të njohura me këtë çështje., raporton Radar.al.

    Lajmi vjen pasi është mësuar prej kohësh se hakerat kinezë janë dyshuar për një operacion të gjerë përgjimi që ka si objektiv politikanët kryesorë të Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA.

    FBI-ja e informoi avokatin, Todd Blanche, javën e kaluar se hakerët arritën të merrnin disa regjistrime zanore dhe mesazhe nga telefoni i tij, por asnjë nga këto informacione nuk kishte lidhje me Trump, tha një nga burimet.

    FBI-ja i dha Blanche-it, i cili ka nisur të përdorë një numër tjetër pas këtij incidenti, ato që kishin marrë hakerët, përfshirë komunikimet me familjen, shtoi burimi.

    Blanche është i dyti nga dy avokatët e Trump-it që besohet se janë bërë objekt i sulmeve nga hakerët e huaj.

    CNN raportoi në gusht se avokati Lindsey Halligan ishte shënjestruar si pjesë e një përpjekjeje të hakerëve iranianë, megjithëse momenti i tentativës dhe përmasat e çdo shkeljeje të mundshme të pajisjeve ose llogarive të saj mbeten të paqarta.

    Hakerët kinezë kanë shënjestruar gjithashtu figura të tjera të larta në orbitën e Trump-it, përfshirë Trump-in vetë dhe Zëvendëspresidentin e zgjedhur JD Vance. Objektiva të tjerë ishin dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, dhe djali i tij Eric Trump, anëtarë të fushatës Harris-Walz dhe anëtarë të administratës Biden, sipas raporteve të mëparshme të CNN.

    Kjo përpjekje e sofistikuar e hakerimit ka shqetësuar zyrtarët e sigurisë kombëtare për shkak të aksesit të thellë që hakerët kinezë kanë marrë në regjistrat e telefonatave dhe mesazheve të personaliteteteve të shquara amerikane.

    Zyrtarët amerikanë që po hetojnë fushatën e hakerimit, e cila ka kaluar përmes depërtimeve në kompani amerikane të telekomunikacionit si AT&T, Lumen dhe Verizon, e konsiderojnë këtë sulm si një nga më shqetësuesit lidhur me sigurinë kombëtare në vitet e fundit.

    Qeveria kineze ka mohuar akuzat e SHBA-së se ajo qëndron pas këtij sulmi.

    Radar.al

    pergjim telefoni i trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.