Ilir Meta në intervistën e tij të fundit për mediat nga burgu 313 në Tiranë, tregoi çfarë bëri ai pak orë para arrestimit.
I pyetur nëse kishte plan të arratisej, pasi atë ditë ka qenë duke u kthyer nga Kosova, Meta tha se janë të gjitha sajesa.
Pyetje: A është e vërtetë që ditën që jeni arrestuar keni qenë në Kosovë për të kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi?
Meta: Gazetarët e SPAK-ut kanë fantazi të lodhur shumë. Unë kam qenë në vendin tim më të preferuar, Prevallë dhe ju mund t’i referoheni postimeve të mia nga pyjet dhe lumenjtë e mrekullueshëm të saj.


