Për të vërtetuar akuzat e 16 vjeçares nga Maliqi se Edison Sheme ka abuzuar me të, ekspertët kryen një ekspertim mjekoligjor, që ka vërtetuar se me të miturën ka ndodhur akti seksual.
Tashmë pritet dhe prova e siguruar nga kamerat e sigurisë në magazinën në pronësi të autorit të dyshuar, që ndodhet ngjitur me stallën që ka familja e të miturës.
Aktin mjekoligjor tashmë e ka ne dore grupi i hetimit.
Policia është në kërkim të Edison Sheme, i dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.


