Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kryeministria hap aplikimet për postin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP

    November 7, 2024
    Kryeministria hap aplikimet për postin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP

    Këshilli i Ministrave ka hapur procedurën e aplikimeve për mandatin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

    Vendi vakant është krijuar me përfundimin e mandatit të anëtarit që mban edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Tomi Frashëri. Frashëri u zgjodh në krye të këtij institucioni në vitin 2019, duke zëvendësuar ish-kryetarin, Ilir Zela.

    Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

    Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është drejtuesi ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për kandidatë janë ato të parashikuara në ligjin “Për komunikimet elektronike”.

    Aplikanti për pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues nuk duhet të jetë bashkëshorti ose i afërm, deri në shkallë të dytë, i anëtarëve të Këshillit të Ministrave; i dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë; debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; i përjashtuar me ligj për të mbajtur poste publike shtetërore.

    Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.

    Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 22 nëntor 2024.
    Përfundimi i mandatit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP, përkon me procesin e dhënies së të drejtave të përdorimit për frekuencat e para të teknologjisë 5G. Afati për dorëzimin e ofertave ishte data 17 tetor. Ndryshe nga sa ka ndodhur me proceset e mëparshme, AKEP nuk ka lejuar praninë e medias në hapjen e ofertave. Madje, megjithëse kanë kaluar tre javë nga dorëzimi i tyre, ky institucion nuk ka bërë asnjë njoftim publik lidhur me procesin.

    Ashtu siç pritej, në proces paraqitën oferta ky operatorët ekzistues të shërbimeve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania. Ofertat e tyre besohet se kanë qenë pranë vlerës minimale të kërkuar nga AKEP për brezat përkatës. Procedura e hapur nga AKEP parashikon dhënien e deri në pesë të drejtave të përdorimit në brezin 3400-3800 MHz, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tre me një sasi spektri prej 40 MHz.

    Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë ishte 3 milionë e 624 mijë euro. Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës ishte 1 milion e 812 mijë euro./MONITOR

    AKEP Kryeministria posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.