Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në fshatin Sheqeras të Bashkisë Maliq. Një 44-vjeçar u shpall në kërkim pasi akuzohet dhe dyshohet se ka abuzuar prej 4 vitesh me një 12-vjeçare.
Sipas informacioneve, autori i identifikuar si Edison Sheme është shpallur në kërkim.
E rëndë/ Abuzonte prej 4 vitesh vajzën e mikut të tij, kush është autori i shpallur në kërkim
Mësohet se ka qenë e mitura, e cila sot është në moshën 16 vjeç që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori.
Njoftimi nga Policia Maliq
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:
E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)
Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


