Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në lagjen 4 të Korçës. Një 41 vjeçar tentoi të vriste me thikë ish partneren e tij. Kjo e fundit ka marrë plagë nga goditjet me mjetin prerës dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia konfirmoi se autori i dyshuar Ilia Çani u kap dhe shoqërua në Komisariat pas ngjarjes.
FOTO/ Ky është ish-partneri që tentoi t’i marrë jetën Marjana Plakës sot në Korçë
Mësohet nga blutë e qytetit se autori i dyshuar ka qenë i arrestuar më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje, ish partneres së tij. Ai ka vijuar të mos e lërë të qetë atë, deri ditën e sotme ku ka tentuar t’i marrë jetën, kur i ka dalë me thikë përpara në rrugë.
Burimet thanë se autori e ka qëlluar kur ish-partnerja e tij i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


