Françeska Murati, ish banorja e Big Brother Vip Albania e ka zgjeruar së fundmi shoqërinë e saj edhe me familjen mbretërore në Shqipëri, ku shpesh ajo është parë e ftuar në festat e organizuara nga Princ Leka apo edhe ka ftuar ata në ditëlindjen e djalit të saj.
Së fundmi Françeska publikoi një status në Instagram për Blerta Celibashin, vajza që së fundmi është në krah të Princ Lekës, pas ndarjes së tij nga Elia Zaharia.
E pyetur nëse ata janë të lumtur, pasi ka qenë më pranë tyre këto kohë Françeska tha:
“Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën ajo ka vlerat e veta është një super vajzë dhe kjo është thjesht një gjë e sinqertë.
Ata janë aq të lumtur dhe duhen aq shumë sa që njerëzit nuk mund ta kuptojnë sa shumë duhen dhe kujdesen për njëri tjetrin, e sa shumë të lumtur që janë bashkë”.
Salsano: Të pyes një herë Princin e para apo e dyta më mirë (qesh)
Elona Duro: Po e dyta do thotë. Princit dhe Blertës i bëj një ftesë të hapur të vijnë në program do na ndihmosh Françi?
Françeska: Patjetër
Së fundmi, ish banorja e BBV3 ka ndarë disa foto me Blertën në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me të, teksa shkruan fjalë të përzemërta:
“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemra kaq të pastra si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shoqëruar me disa foto nga festa e 4-vjetorit të Geraldine.
Përgatiti Radar.al




