Hyrja e ish-bashkëshortiti të Drenushës në “BBVK” shkaktoi goxha bujë nëpër internet dhe në publik.
Kritikat e shumta nuk kanë munguar dhe nga shumë figura publike.
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, nëpërmjet një Instastory në profilin e saj ka shprehur zemërim ndaj pjesëmarrjes së Atillës në këtë reality-shoë.
Ismajli e cilëson pjesëmarrjen e tij në program si një akt të turpshëm dhe e akuzoi produksionin për mbështetje të abuzuesve.
“Big Brother ka rënë në një nivel të ulët, duke mbështetur dhe ftuar abuzues në emision! Si nuk ndihen të turpëruar, duke injoruar nënat, motrat dhe vajzat? Ju shiteni për pak para dhe vazhdoni të bëni gabime, ky është dështimi juaj i këtij viti!” shkroi Arbenita, duke komentuar këtë situatë.

LEXO EDHE:
Drenusha e akuzoi për dh*në fizike, ish-bashkëshorti e surprizon


