WhatsApp po përgatit një veçori të re të formatimit automatik të tekstit si pjesë e përditësimit të ri, i cili ofrohet për Android 2.24.23.9.
Kjo veçori e re shton automatikisht nënvizime në links, duke i bërë ato më të dallueshme duke i ndihmuar përdoruesit të dallojnë links nga teksti i rregullt, sipas WABetaInfo.
Përveç kësaj, WhatsApp po i bën më të theksuara përmendjet (@) e grupeve për të rritur rëndësinë e tyre brenda “flluskave” të mesazheve, gjë që siguron që mesazhet e rëndësishme të dalin në pah në biseda, në mënyrë që ato të identifikohen shpejt nga përdoruesit.
Funksioni i ri e bën tekstin më interaktiv duke nënvizuar links dhe numrat e telefonit, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë hiperlinks në ueb.
Ky dallim vizual i lejon përdoruesit të kuptojnë menjëherë se cilët elementë në një mesazh janë të klikueshëm, pasi teksti i nënvizuar zakonisht tregon ndërveprim.
Funksioni i ri i mjetit të formatimit automatik të tekstit do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë javëve të ardhshme.


