Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Nuk kanë fund problemet për Asllanin, vendimi i fundit i Inzagit vë në dyshim grumbullimin me Kombëtaren

    November 2, 2024
    Nuk kanë fund problemet për Asllanin, vendimi i fundit i Inzagit vë në dyshim grumbullimin me Kombëtaren

    Kristjan Asllani është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Një telash shumë i madh për trajnerin Silvinjo, meqë mesfushori është një nga elementët kyç të lojës së kuqezinjve.

    Mesfushori ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e kaluar por gjithsesi luajtur të dy sfidat, për tepër duke shënuar ndaj Gjeorgjisë golin e fitores në transfertë. Por pas kthimit në Itali te Interi, ai pësoi një tjetër goditje në stërvitje dhe për disa javë me radhë ka qenë në kontrollin e mjekëve. Edhe pse në javën e fundit, për shkak të problemeve të Çalhanollu, Asllani ishte në pankinë në gjendje gatishmërie, Inzagi nuk e futi në lojë.

    Me kthimin e turkut nga dëmtimi, klubi i Interit ka vendosur që të mos rrezikojë më me mesfushorin shqiptar dhe e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Venecias këtë javë. Mediat italiane bëjnë të ditur se tashmë Interi do të përpiqet që të rikuperojë pak më me ngadalë lojtarin shqiptar, për të mos sforcuar atë, duke shmangur ndonjë përkeqësim të mundshëm, meqë futbollisti është detyruar të stërvitet me gjurin e fashuar gjithë këto ditë.

    Mosrikuperimi i Asllanit në një periudhë të shpejtë, apo edhe fakti se ai nuk po stërvitet në mënyrë të rregullt me pjesën tjetër të ekipit, padyshim që do të prishë planet e Silvinjos, i cili edhe nëse do të ketë në dispozicion lojtarin në ndeshjet e nëntorit, nuk do ta ketë në formën më optimale të mundshme./PanoramaSport

    Asllani Grumbullimi i Kombëtares Inzagi Kristjan Asllani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.