Gjatë ditës së sotme, 24-vjeçari Jeton Selimi, banues në Kosovë, është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
I riu në fjalë, pasditen e djeshme, teksa drejtonte automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


